Artan Hoxha ka folur për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili nuk betohet dot në detyrën e re, pasi ndodhet në burg i akuzuar se ka blerë vota.
Hoxha deklaroi se, tashmë që gjykata refuzoi t’i japë leje Belerit për tu betuar, kryetari aktual Jorgo Goro të vijojë të qëndrojë në detyrë ose pas tre muajve qeveria mund të kërkojë zgjedhje të reja.
“Gjykata e rrëzoi kërkesën e bërë nga avokatët e Belerit. Ligji nuk parashikon një rast të tillë dhe nuk ja dhanë mundësinë të paraqitet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Këshilli Bashkiak i Himarës nxorri një njoftim, që e kishin lënë për ditën e martë.
“Bashkë Fitojmë” nuk e ka mazhorancën në Këshill. 9 i ka PS, 7 Bashkë Fitojmë, 1 PSD, 1 Demokracia Sociale. Nuk ka mazhorancën në këshill opozita, që të merrnin vendim për të bërë betimin në burg.
Nga 12 maj deri sot, Dhionisios Alfred Petro Beleri, vazhdon të jetë në ambjentet e spitalit të burgut. Është mbajtur në kushte për ti ofruar mjekim.
Nesër, kur do të bëhet konstituimi i këshillit të Bashkisë, brenda 3 muajve duhet të bëhet betimi i kryetarit të Bashkisë. Nëse nuk e bën betimin brenda 3 mujorëshit, qeverisë i lind e drejta të kërkojë datë për zgjedhjet.
Varianti tjetë është, do të vijojë kryetari i bashkisë që ka qenë, Jorgo Goro, i cili sot e ka pasaportën të bllokuar nga grekët dhe është non-grata”, deklaroi Hoxha./m.j