Një grua është vënë nën akuzë për vrasje në Teksas të Shteteve të Bashkuara pasi qëlloi me armë shoferin e një taksie Uber, pasi mendoi se ai po e rrëmbente atë.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në zonën kufitare të El Pasos, kur Phoebe Copas mendoi se shoferi që kishte pajtuar po e çonte pa dëshirën e saj në drejtim të Meksikës.
Menjëherë ajo nxori pistoletën dhe e qëlloi, teksa 52 vjeçari Daniel Piedra Garcia ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Gruaja ishte duke udhëtuar nga Kentucky në drejtim të Teksasit për të takuar të dashurin e saj, por kishte parë një tabelë që lexonte Juarez gjatë rrugë dhe kishte menduar se shoferi kishte ndryshuar destinacionin.
Menjëherë ajo mori armën nga çanta dhe e qëlloi shoferin, teksa policia sqaron se viktima nuk kishte asnjë qëllim të ngjashëm./m.j