Finalizohet operacioni i koduar “Verdikti”. Arrestohet 23-vjeçari Sokol Myftaraj., për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal.
Ndërkohë bëhet me dije se i riu do të ekstradohet drejt Italisë. 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Triestes, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Emigracioni i paligjshëm” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
NJOFTIMI:
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I akuzuar nga Gjykata e Triestes, Itali, për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçari.
Si rezultat i kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, falë bashkëpunimit me FAST Albanian dhe me Interpol Tiranën, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Verdikti”, në kuadër të të cilit, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht shtetasi S. M., 23 vjeç, banues në fshatin Blerim, Fushë Arrëz.
23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Triestes, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Emigracioni i paligjshëm” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e shtetasit S. M., drejt Italisë./m.j