Betohet Kyriakos Mitsotakis si kryeministër i ardhshëm i Greqisë për katër vitet e ardhshme. Ky është mandati i dytë i tij si kryeministër.
Lideri i konservatorëve në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, e ka mposhtur rivalin e tij të qendrës së majtë, Alexis Tsipras.
Partia Demokracia e Re e Mitsotakisit ka fituar 40.5 për qind të votave, pothuajse 23 për qind më shumë sesa partia e Tsipras, Syriza. Ai e ka mposhtur Syrizan edhe në maj, mirëpo i ka shpallur zgjedhjet e reja për të fituar shumicën e nevojshme për të qeverisur shtetin vetë.
Rreth orë 17:00 pritet shpallja qeverisë së re që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme raportojnë mediat greke.
/f.stafa