Një 31-vjeçar i ka vendosur flakën vetes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranë, ndërsa i riu është dërguar në spital.
Njoftimi i policisë
Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/f.stafa