Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti konfirmoi përmes një postimi në rrjetet sociale të lirimit të 3 policëve që ishin rrëmbyer nga forcat speciale serbe që prej 14 qershorit.
Ndonëse, shprehu gëzimin për lirimin e efektivëve, Kurti vijon ta cilësojë këtë rast si shkelje të të drejtave të njeriut për të cilin Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.
Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte. Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/f.stafa