Dani Alves po kalon ditët më të vështira të jetës, teksa ndodhet në burg prej muajit janar. Ai akuzohet për përdhunim, çka ka bërë që shumë të afërm të tij ta braktisin, duke i kthyer shpinën një herë e mirë.
Gjithsesi, ka nga ata që besojnë te pafajësia e brazilianit dhe një prej tyre është ish-partnerja Dinorah Santana.
“Unë ende besoj në pafajësinë e tij 100%. Askujt nuk i bën mirë të shohë fëmijët e tyre të vuajnë siç i shoh unë të vuajnë. Nuk kam folur me Danin që nga dita që shkova atje me fëmijët, më pas ai nuk më telefonoi më dhe nuk mund ta telefonoj” – Dinorah Santana.