Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në një park lojërash në kryeqytetin suedez, Stokholm.
Ende nuk dihet se përse një prej vagonëve të “roller coaster it” doli nga shinat duke bërë që të binte nga një lartësi e madhe. Po ashtu nuk dihet se në çfarë gjendje janë personat që mbetën të lënduar.
Sipas raportimeve, pas aksidentit, parku u evakuua në mënyrë që operacioni i shpëtimit të mund të vazhdonte.
Fillimisht u raportua se ishin dy të plagosur, por më pas u konstatua se të paktën katër persona ishin të bllokuar, dhe se ekipet e shpëtimit po përpiqeshin t’i lironin .
Roller coaster-i në këtë park lojërash, i cili ka nisur të funksionojë në vitin 1988, mund të arrijë një shpejtësi maksimale 90 kilometra në orë, rruga totale që kalon është 800 metra dhe lartësia maksimale që arrin është 30 metra.