Gjykata Administrative ka pezulluar ekzekutimin e gjobës që Bashkisë së Tiranës vendosi për Partinë Demokratike pas protestës së 8 dhjetorit, ku u dëmtua bunkeri te Minsitria e Brendshme dhe u goditën me gurë kryeministria dhe disa ministri.
Për dëmet e shkaktuara, bashkia gjobiti PD me 16.3 milion lekë si organizatore e protestës.
Kundër kësaj gjobe selia blu depozitoi një padi në Gjykatë e cila ka marrë çështjen në shqyrtim.
Gjykata Administrative e Tiranës vendosi pezullimin e gjobës.
Sipas saj, duhet ndalur çdo veprim për ekzekutimin e ndëshkimit administrativ deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.