Një video e postuar këtë mëngjes në një kanal Telegram të lidhur me Grupin Wagner tregon udhëheqësin e mercenarëve, Yevgeny Prigozhin, duke u takuar me zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov.
BBC shkruan se ka përdorur mjete biometrike të krahasimit të fytyrës për të konfirmuar, me një shkallë të lartë besimi, identitetin e Yevkurov.
I pranishëm në takimin me Prigozhin, sipas postimit në Telegram, ishte edhe Vladimir Stepanovich Alekseev, zëvendës shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë. Sidoqoftë, imazhi që thuhet se e tregonte atë ishte shumë i errët për të konfirmuar përdorimin e teknologjisë biometrike.
Takimi thuhet se është zhvilluar në selinë e distriktit ushtarak jugor të ushtrisë ruse në qytetin jugor të Rostov-on-Don.
Pamjet tregojnë se tre burrat takohen në një oborr, poshtë një peme, por imazhet satelitore nuk mund të përdoren për të konfirmuar vendndodhjen.
Megjithatë, fotot e bëra më parë në një ceremoni fetare në seli, dhe të postuara në një faqe interneti ushtarake ruse, konfirmojnë se takimi me të vërtetë u zhvillua në ndërtesë.
Video pretendohet se është bërë mëngjesin e të shtunës, por verifikimi i saj mbetet tepër i vështirë për t’u bërë në mënyrë të pavarur, shkruan BBC./m.j
Yevgeny Prigozhin meeting with Russian Deputy Minister of Defense, Yunus-bek Yevkurov, Deputy Chief of Russian Military Intelligence, Lt. General Vladimir Alekseyev, and Commander of the Western Military District, General Sergey Kuzovlev at the Headquarters for the Southern… pic.twitter.com/nyjG8d8yGl
— OSINTdefender (@sentdefender) June 24, 2023