Rostov-on-Don është rajoni nga ku nisi rebelimi i grupit Wagner kundër ministrisë së Mbrojtjes dhe komandës ushtarake të Moskës, ndaj mercenarët e Yevgeny Prigozhin janë siguruar që ta “pushtojnë” qytetin me rëndësi strategjike me të gjitha forcat.
Pak orë pasi ofensiva e Wagner nisi në agimin e të shtunës, trupat e Prigozhin u panë në të gjitha rrugët e Rostovit, duke lëvizur të armatosur rëndë dhe me tanke e blinda.
Ndërkohë, një video që po bën xhiron e rrjetit tregon agresivitetin e grupit të mercenarëve, të cilët kanë vendosur dy tanke dhe automjete të blinduara përballë godinës së selisë së Qarkut Ushtarak Jugor në Rostov.
Tanket e Wagner-it janë të drejtuar nga selia ushtarake nga ku drejtohet operacioni i luftës në Ukrainë, si për të konfirmuar fjalët e Prigozhin, i cili u shpreh se 25 mijë ushtarët e tij janë të gatshëm të vdesin dhe nuk do të kursejnë askënd në marshimin për drejtësi.