Mbrëmjen e djeshme, Policia e Kosovës arriti të zbulojë një sasi të madhe armatimesh në një makinë me targa të Beogradit në komunën e Zveçanit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas aksionit policor tha se është parandaluar një sulm i mundshëm terrorist. Ndërkohë, paraditen e sotme gjatë një konference me gazetarët nga kampi “Belvedere” në Mitrovicë, ai dha më shumë detaje mbi grupet që posedonin armatimet.
Ai propozoi që “Civil a zastita” dhe “Crvena brigada”, të shpallen organizata terroriste, ndërsa i bëri thirrje Beogradit zyrtar që të ndalojë tentativa të tilla, si dhe Bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë ashpër ndaj këtyre veprimeve.
“Situata tashmë ka degraduar në kulm pas agresionit te Serbisë me arrestimin e tre policëve të Kosovës. Prandaj, ne kemi marrë masa menjëherë për arrestimin e kriminelëve për sulmet e tyre, andaj ne nuk do të ndalemi sa i përket sigurisë në mbarë vendin”, deklaroi Sveçla.
Ndërsa, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, duke folur në detaje rreth sekuestrimit të makinës dhe sasisë së armatimit, tha se shumica e tyre janë prodhim i Serbisë dhe se të njëjtat granata janë përdorur kundër KFOR-it më 29 maj në Zveçan.
/a.r