Shpërthimi i nëndetëses “Titan” ka qenë kryefjalë e mediave, ditën e fundit, ku për rrjedhojë humbën jetën 5 persona. Në rrjetin social TikTok është publikuar një video e cila ka ndërtuar skemë se si ka ndodhur shpërthimi.
Sipas krijuesve të videos së shpërthimit, ajri në nëndetëse ka arritur temperaturat që mbizotërojnë në sipërfaqen e Diellit, ndërsa guaska e Titanit shndërrohet në mbeturinë në vetëm 30 milisekonda.
Nga kjo ngjarje humbën jetën miliarderi britanik Hamish Harting, eksploruesi francez Pierre-Henri Narzolet, manjati pakistanez Shahzada Dawood, djali i tij 19-vjeçar Suleman dhe CEO Stockton Rush Oceangate. Raportohet se secili prej tyre ka paguar 250 mijë euro për të qenë në bord.
/a.r