Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës dhe bashkëjetuesja e tij është proceduar penalisht pasi akuzohen për ndihmë ndaj shtetasve të huaj.
Policia tha se u arrestua në flagrancë shtetasi J. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. S., 32 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëjetues).
Në aksin nacional “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Serat në Mashkullorë”, këta shtetas u kapën në flagrancë teksa transportonin në drejtim të Shkodrës, me një automjet tip furgon që drejtohej nga 35-vjeçari, 11 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt shumës 500 euro/person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5500 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.
/a.r