Një pikë këmbimi valutor dhe transferimi parash është grabitur mëngjesin e së shtunës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tom Plezha” në Unazën e Re.
Policia ka njoftuar se autori, ende i paidentifikuar mbante në dorë një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në pikën në fjalë dhe pasi ka marrë një shumë parash është larguar me biçikletë.
Policia thotë se ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë sipas dëshmisë së punëtorit, shuma e vjedhur është e konsiderueshme dhe bëhet fjalë për 30 mijë Euro.
/a.r
Me biciklete dhe dicka ne dore – eshte lojtar i brendshem.