Nga Edvin Kulluri
Lulzim Basha më datë 22 korrik mesa duket do dalë nga ngrirja e dytë për tu kthyer në krye të PD zyrtare. Dhe teza që ka mbajtur në dorë prej 8 shtatorit kur u vetëshkarkua përkohesisht, ka qënë ajo e luftës së tij si gjithnjë imagjinare, me “trekëndëshin e Bermudeve”, ose boshtin e së keqes Rama-Berisha-Meta! Përvec humorit që shkakton akuza e Bashës për “trekëndëshin e Bermudeve” që mban peng vendin, për shkak të vetë personazhit që ngre akuzën, në thelb cështja qëndron. Trekëndëshi po ashtu qëndron por me një ndryshim, që njëra nga brinjët e trekëndëshit është vetë Basha dhe jo aq shumë Meta. Që sistemi politik është në krizë të thellë që prej vitit 2008 është e qartë. Që kriza ka ardhur duke u rënduar dhe kjo është po aq e qartë në mënyrë progresive. Por cfarë e ka prodhuar dhe mban gjallë këtë krizë që në pamje të parë është politike, por në fakt është shtrirë horizontalisht dhe vertikalisht në shoqeri? Dëshira e papërmajtur për pushtet e kryetarëve të partive të mëdha, PD dhe PS.
Së pari duhet thënë se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, e forcuan kryeministrin në raport me parlamentin në kufijtë e një “republike kryeministrore” dhe jo parlamentare. C’ka bën që sovraniteti popullor të zhvlerësohet duke thelluar deficitin demokratik të natyrshëm për demokracitë përfaqësuese. Por historia nuk ndaloi ketu, pasi sistemi zgjedhor I listave të mbyllura rajonale, I dha kryetarëve të partive akoma më shumë pushtet në kurriz të qytetarëve votues. Dhe autorët e këtyre ndryshimeve konsnsuale ishin Rama dhe Berisha. Basha, në atë kohë ministër I rëndësishëm e më pas kryetar I PD, heshti duke miratuar. Më shëmtuar akoma, në drekën e famshme të deputetëve rebele demokratë të kryesuar nga Bamir Topi, Basha mori pjesë si agjent I infiltruar I Berishës. Shkoi, hëngri, piu dhe I raportoi Berishë se c’u than ë atë drake. E në fund votoi në parlament pro ndryshimeve kushtetuese, ndaj megjithëse përgjegjësia është e Berishës dhe Ramës, ai që i akuzon tash e një vit e gjysëm ka qënë bashkepunëtor I bindur. Si gjithnjë.
Por historia e centralizimit të pushtetit në kurriz të lirisë së individëve dhe autonomisë së komuniteteve, vazhdoi me reformën territoriale. Reforma që në fakt nuk ishte asgjë tjetër vecse një plagjiaturë e heqjes së vizave të kufijve nga ish kolonialistët në Afrikë e Lindjen e Mesme, jo vetëm që nuk u kundërshtua nga opozita por u miratua jo në heshtje, por përmes bojkotit tnga PD ë komisionit bipartizan. Në krye të opozitës ishte Basha, ndërsa pas perdes qëndronte Berisha. Produkti mund të përmblidhet fare thjeshtë: 1 milionë qytetarë të Tiranës varen nga një njeri I vetëm. Ndërsa kryetarët e minibashkive, që janë niveli I parë I qeverisjes, apo përfaqësuesit e drejtëpërdrejtë të qytetrëve, vecse lëshojnë certifikata familjare e miratojnë leje për suvatë e haleve dhe ndërrimin e dritareve të apartamenteve. Praktikisht nuk përfaqësojnë asgjë duke u shndërruar në ca burokratë të rëndomtë të emëruar nga ai Njëshi që drejton I vetëm.
Faza e tretë e akumulimit të pushtetit ishte drejtësia. Nëes deri para reformës merrnim drejtësi apo padrejtësi në sallat e gjykatave sipas rastit, prej 4 vitesh shqiptarët nuk marrin drejtësi fare. Më shumë gjasa ka që të ndërtohet nga njerëzit qyteti I parë në Mars, sesa të marrësh një vendim gjykate të formës së prerë në Shqipëri. Mungesa e drejtësisë forcon “të fortët” që janë pranë dhe brënda pushtetit si në treg, në prokurime dhe cdo marrëdhënie pronesie apo tregtare. Po deshën edhe kriminale.
Të treja këto bëma centralizuese të prodhuara prej elitës politike kanë një trekëndësh për autorë aktivë apo pasivë në varësi se ksuh ka qënë në pushtet. Berishën, Ramën dhe Bashën. Biles më I dëmshmi nga të gjithë është pikërisht ky I fundit pasi hedh gurin e fsheh dorën. Për aq sa pati në dorë në krye të PD u soll si autocrat par excellence duke marrë cdo vendim në shkelje të hapur të vullnetit te partisë që drejtoi. Për më tepër edhe vendimin e përjashtimit nga grupi parlamentar të Berishës, njërit nga brinjët e trekëndëshit, e mori personalisht pa vendime forumesh.
Kjo situatë I bën shqiptarët të gjënden në mosbesim në rritje ndaj institucioneve, partive politike e mbi të gjitha ndaj përspektivës. Për sa kohë “Trekendëshi I Bermudeve” zotëron gjithë hapsirën politike e akoma më keq ai që e denoncon këtë “trekëndësh” është njëra nga brinjët, nuk ka nevojë të bëhen sondazhe. Mjaftojnë rezultatet e zgjedhjeve për të parë sesi