Sërish stuhi mbi Neymar. Këtë herë nuk ka të bëjë fare me tradhtinë ndaj të dashurës së tij Bruna Biancardi dhe marrëveshjen me tre kushtet e famshme, por ka të bëjë me të atin e yllit brazilian.
Neymar Santos Sr. u arrestua dhe më pas u lirua nga policia civile e Mangaritiba (Rio de Zhaneiro) për krime mjedisore dhe punë të paligjshme brenda vilës së lojtarit, e cila ndodhet në Costa Verde do Rio.
Kur agjentët dhe shefi i departamentit bashkiak u shfaqën në rezidencën e sulmuesit të PSG, babai i ‘O Ney’ ishte i pranishëm. Ata janë përfshirë në një debat të nxehtë i cili përfundoi me arrestimin e babait të futbollistit “për fyerje të një zyrtari publik dhe pengesë në ushtrimin e profesionit të tij”, por “duke pasur parasysh parimin e arsyeshmërisë u lirua pak më vonë.
Po ashtu u ndaluan punimet në kantier pasi konsiderohen të paligjshme dhe Neymar-it i është vendosur një gjobë prej 5 milionë realë brazilianë.
Mediat brazilian raportojnë se ka pasur ankesa nga qytetarët se Neymar po shkonte shumë përtej ligjit për të zbukuruar shtëpinë e tij.
Futbollisti dhe babai kishin devijuar rrjedhën e një lumi duke bërë tërheqjen e paautorizuar të ujit për të krijuar një liqen artificial brenda vilës së tyre.
Ata kishin kryer gërmime, trajtime të paautorizuara të gurëve dhe shkëmbinjve, shpyllëzim dhe kishin shtuar rërë në plazh pa asnjë leje nga autoritetet.
/a.r