Kryeministri Edi Rama ka folur sot sërish për situatën në veri të Kosovës teksa ka përsëritur thirrjen e tij për lirimin e tre policëve nga Beogradi. Deklaratat erdhën gjatë një konference për shtyp me gazetarët në Tiranë.
‘Nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi pa u liruar 3 policët e Kosovës. Mbajtja e 3 policëve të Kosovës në burg është lajthitje shtetërore!’- tha Rama.
Rama deklaroi se i ka dërguar një letër të dytë presidentit të Francës dhe kancelarit Gjerman për të nxitur zbatimin e planit franko gjerman.
Pardje i kam nisur një letër të dytë pas draft statutit presidentit Macron dhe Kancerlarit Scholz dhe Sharl Michel për domosdoshmërinë për një shtysë konkrete. Natyrisht dhe me mbështetjen e SHBA-së që plani franko gjerman të zbatohet medoemos.
/f.stafa