Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën hyrëse të qytetit të Lushnjës, pranë vendit të quajtur “Shëtitorja e Palmave”.
Gramoz Xhumari, 45 vjeç, është përplasur nga një motoçikletë, teksa po kalonte rrugën dhe ka mbetur i plagosur.
Motori është në pronësi të 31-vjecarit Ledion Duro. Të dy janë të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia ndërkohë që bizneset në zonë kërkojnë vendosjen e pengesave në rrugë për të ulur shpejtësinë e automjeteve që qarkullojnë në këtë rrugë.
Ky është rasti i dytë brenda muajit qershor që ndodh një aksident po në të njëjtën zonë.
/a.r