“Si Modi, dikur non-grata, tani po shkruan historinë në Uashington”. Kështu shkruan portali i familjes Berisha, që ka publikuar një shkrim të mediave amerikane për vizitën e kryeministrit indian në SHBA.
Në atë kohë, kryeministri i ardhshëm i Indisë u përball me sanksione sipas një ligji që ndalonte marrjen e vizave për zyrtarë të huaj që shiheshin përgjegjës për “dhunime të ashpra të lirisë fetare”, pasi revoltat në Gujarat më 2002 çuan në vdekjen e rreth 1000 njerëzve, shumica myslimanë.
Në një deklaratë të asaj kohe, ambassdor David C. Mulford tha se vendimi i Departamentit të Shtetit ishte bazuar mbi një raport të Komisionit Kombëtar Indian për të Drejtat e Njeriut që thoshte se kishte pasur “dështim total nga ana e qeverisë së shtetit për kontrollimin e shkeljes së vazhdueshme të së drejtës së jetës, lirisë, barazisë dhe dinjitetit të popullatës së shtetit”.
Nënteksti në shkrimin e botuar nga portali i familjes Berisha, është se një ditë edhe ata mund të rehabilitohen dhe t’iu hiqet non grata, siç ndodhi me kryeministrin indian.
Gjë që normalisht, është thjesht një ëndërr vere e familjes Berisha.
/f.stafa