Tre fëmijë të vegjël të cilët vuanin nga diabeti humbën jetën pasi hëngrën ëmbëlsira dhe akullore ndërsa mamaja e tyre ishte larguar nga shtëpia.
Dy vajzat, Reem dhe Basma, 8 e 7-vjeçare si dhe vëllai i tyre 6-vjeçar, Amini, u dërguan me urgjencë në spital kur mamaja e tyre u kthye në shtëpi në qytetin Sohag në Egjipt. Por vajzat ndërruan jetë sapo shkuan atje, ndërsa Amini u shpall i vdekur disa orë më vonë në po të njëjtën ditë.
Mamaja e tyre 37-vjeçare ndodhet në gjendje shoku. Fëmijët e kanë ditur se kanë qenë me diabet. Ata jetonin me nënën pasi prindërit ishin divorcuar.
Gruaja mendohet se ishte larguar nga apartamenti për të bërë shëtitje, por nuk dihet se sa gjatë qëndroi jashtë. Kur u kthye fëmijët kishin shenja lodhjeje ekstreme dhe villnin.
Sipas The Mirror autoritetet kanë nisur hetimet dhe është ende e paqartë nëse nënës do ngrihen akuza kundrejt nënës së tyre.