Deti Mesdhe është kthyer në një ‘varrezë’ masive për emigrantët.
Një peshkatar i quajtur Oussama Dabbebi tregon se gjatë peshkimit, peshqit nuk janë të vetmit që bien në rrjetën e tij, por edhe trupa të pa jetë.
“Në vend që të marr peshk, ndonjëherë marr trupa të pajetë. Herën e parë u frikësova, pastaj hap pas hapi u mësova me të. Pas nxjerrës së shumë trupave pa jetë, tani më duket sikur nxjerr një peshk”, tregon ai.
Peshkatari 30-vjeçar thotë se kohët e fundit gjeti trupat e pajetë të 15 emigrantëve në rrjetat e tij gjatë një periudhe tre-ditore.
“Sapo gjeta trupin e një fëmije”, u shpreh ai. “Shpërtheva në lot, për të rriturit është ndryshe sepse ata kanë jetuar, ndërsa një foshnjë nuk ka parë asnjë gjë”.
Peshkatari Dabbebi ka peshkuar në këto ujëra pranë qytetit të dytë të Tunizisë, Sfax që kur ishte 10 vjeç. Ai thotë se shumica e peshkatarëve i kanë shitur varkat e tyre kontrabandistëve për shuma të mëdha.
“Shumë herë kontrabandistët më kanë ofruar shuma të pabesueshme për të shitur varkën time. Unë gjithmonë kam refuzuar sepse nëse do të përdornin varkën time dhe dikush do të mbytej, nuk do ta falja kurrë veten”, tha peshkatari Oussama Dabbebi.
/a.r