Nga Bledi Mane
Fatmirësisht kesaj here nuk patem ngrirje, izolime, perjashtime apo linçime. Kesaj here hakmarrja u servir me e ngjyrosur, por me afat skadence te korrigjuar. Kesaj here nuk kishim duelet Berisha vs Ngjela apo Rama vs Islami. Kishim dhe kemi nje Ben Blush, nje kundershtar te forte, te zgjuar, fin, te talentuar, cinik dhe hamshor te lirise dhe pushtetit te fjales.
Ashtu si Edi Rama dhe Ben Blushi ka mekatet e pushtetit. Ish Zevendes minister, ish minister dhe deputet prej disa legjislaturash qe sot nuk gerhet te qoshka e parlamentit apo e partise por godet jo kundershtarin por porsi trajneri boksierin e tij gjate stervitjes. Ne nje perditshmeri ku opozitarizmi eshte katandisur te egersia femerore e bjondes mirditore te PD-se, qeveria Rama ka luksin dhe fatin te sulmohet dhe te mbrohet nga Ben Blushi. Duam apo nuk duam ne politikani Blushi po mban me oksigjen demokracine e brendshme te partise, duam apo nuk duam ne Ben Blushi po nxjerr modestisht nga koma misionin e parlamentarizmit.
Lere Blushin te flase e mos iu kunderpergjigj me patetizmat librazhdiote te Balles. Lere Blushin te shkruaje e mos iu hakerre me nanizmin logjik te Finos. Lere Blushin te qortoje e te atakoje qeverisjen dhe partine se perndryshe gradualisht do te katandiseni te gjithe si spitalet e Ilir Beqjes. I mire a i keq, mirenjohes apo bukeshkale, mik familje apo ideali, keto pak na interesojne. Ne duam Blushin aty ku eshte. Duam Blushin qe as mos ta joshesh e as mos ta groposesh. Duam te flase e te atakoje Blushi se perndryshe partia,qeveria,parlamenti do te duken si te veremosur.
Mos kthe makinen nga Fieri e nisesh urgjent per ne Elbasan se foli Blushi ne parti. Mos shko ne Korce ne takime te sforcuara pse Blushi eshte atje. Mos e shiko Blushin si kundershtar por si oponent. Mos ki frike nga Ben Blushi se tashme e ka rafinuar pozicionin e tij etern. Partia nuk e do Ben Blushin kryetar por gardian te demokracise se brendshme. Qeveria nuk e do Ben Blushin kryeminister por atakues te aferave tuaja. Beni ka lindur gazetar e do vdese si shkrimtar dhe kjo nuk do te thote te flesh mendjen e te vazhdosh me arrogancen e pushtetit.
Po vazhdove gjate keshtu atehere Ben Blushi do te ktheje timonin e makines se tij per tu nisur jo ne Elbasan apo Korce por do frenoje te ajo godina mes Piramides dhe Rognerit ne Bulevardin ku u vrane 4 nga ai qe eshte ende i lire dhe tani te qellon me veze.