Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar sot edhe aksionin policor në kampin e muxhahedinëve.
E pyetur në lidhje me marrëveshjen mes tyre dhe Shqipërisë, Kim tha se vendimi për largimin e anëtarëve të MEK nga vendi i takon qeverisë Shqiptare.
Pyetje: A duhet të prishë marrëveshjen për MEK qeveria shqiptare?
Ambasadorja Kim: Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është shumë e qartë, ne mbështesim të drejtat e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka rregulla të caktuara që zbatohen për miqtë në vendin tuaj dhe këto duhet të respektohen prej tyre.
Kim tha sot se SHBA ka bërë investimin më të madh në mbrojtjen kibernetike në Shqipëri, rreth 50 milionë dollarë.
Në fjalën e saj të lamtumirës, ambasadorja shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të forta se kurrë.
/a.r