Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një konferencë për mediat nga Ambasada Amerikane u shpreh se SHBA është e vendosur për të mbështetur përparimin e Shqipërisë.
Gjithashtu ajo theksoi se vendi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, duke veçuar atë në drejtësi, për të cilën theksoi se ka pasur rezultate pozitive edhe pse shtoi se ka ende shumë punë për të bërë.
“Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht ajo në drejtësi. Ajo po jep rezultat. Edhe pse ka shumë punë për të bërë. Ne nuk do të ndalemi kurrë duke mbështetur Shqipërinë, ndërsa kemi forcuar demokracinë në vend. Bashkëpunimi ynë për mbrojtjen ka sjellë rezultate të mira”, u shpreh ambasadorja amerikane Kim, duke shtuar: “SHBA ka afruar 50 mln dollarë për mbrojtje kibernetike, duke shtuar se kjo është paketa më e madhe e ofruar ndonjëherë”.
/a.r