Për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike, mes tyre edhe rikthimi i Lulzim Bashës, deputetja Flutura Açka fajëson mes të tjerëve, 3 emra në parti, Gazment Bardhin, Enkelejd Alibeajn dhe Jorida Tabaku. E ftuar në A2 CNN, në “Debat” nga Alba Alishani, ajo thotë se asnjë nga të tre nuk u bën dot liderë dhe për rrjedhojë lanë terren të hapur për rikthimin e Lulzim Bashës.
“Jo, sepse nëse Lulzim Basha përfiton nga kjo gjë, nuk është faji i Bashës, është faji unë që Basha e gjeti në këtë gjendje PD, është fati i këtyre djemve që nuk janë rritur politik, lider, nuk bënë asgjë, ne nuk e bëmë PD. Duke përfshirë, Enlelekd Alibeaj, Bardhin dhe Tabakun, nuk kishim pse ta zgjidhnin sot, kërkesa ime ka qenë me muaj të tëra. U kam thënë nëse doni ta çoni PD përpara, dilni me një rezolutë që Basha të distancohet, mu hodhën në fyt, mendova se ato do ktheheshin në liderë nuk u bënë, paaftësia e tyre, mënyra e retorikës së fjetjes ka çuar në krijimin e shtratit të Lulzim Bashës”, tha Açka.
Ajo pranoi se nuk është plotësisht dakord me rikthimin e Lulzim Bashës dhe dëshirës së tij për të rimarrë kreun e PD.
“Unë kam një lloj keqardhje që ai do të kthehet në PD, në kushtet ku është kthyer PD, ne jemi akoma në formim e sipër, do na duhet shumë për ta çuar këtë parti përpara, do jetë një provë shumë e fortë, sepse në këtë gjendje, në ato kushte, në mënyrën, si ka ikur ai, si është carë partia dhe mënyra se si po e marrim, do jetë e vështirë për Bashën”, shtoi Açka.
Mes të tjerave, deputetja ka listuar edhe disa nga emrat që mund të merrnin drejtimin e partisë e që mund ta çonin, sipas saj, përpara këtë forcë politike.
“Do doja të shikojë Patozin, Grida Duma”, tha deputetja.
/a.r