TV Klan ka transmetuar dje një intervistë me Marjan Rrokun, ish-punjësi i SHIK-ut që tronditi Tiranën 15 vite më parë, duke vrarë një 16-vjeçare dhe nënën e saj.
Rroku ka pranuar vrasjet, por është justifikuar dhe nga emisioni i drejtuar nga Ardit Gjebrea ai është trajtuar si viktimë.
Kjo ka bërë që në rrjet të shpërthejë irritimi me intervistën dhe Ardit Gjebrean.
Komentuesit online shkruajnë se Gjebrea duhet të kërkojë falje
për rivrasjen dhe përgojimin e viktimave nga ana e Rrokut, i cili tregoi hisotrinë e vrasjes siç i interesonte atij.
Sipas komentuesve, nuk mund të trajtohet një monstër si viktimë dhe të shfaqen intervista dhe histori të tilla, pa bërë më parë verifikime nga televizioni dhe drejtuesi i emisionit.