Prej më shumë se 7 orë në ambientet e kampit të muxhahedinëve në Manëz policia ka ushtruar kontrolle pas disa informacioneve se aty strehohen iraniane që japin informacione për vendin e tyre.
Mësohet se SPAK ka lëshuar rreth 70 urdhër arreste, ku një pjesë e tyre janë ekzekutuar.
Po ashtu raportohet se nga përplasja e policisë me shtetasit iranianë ka edhe 36 të lënduar, ndërsa vetë iranianët pretendojnë se dy persona kanë humbur jetën.
Por nga ana e policisë nuk konfirmohet se ka viktima.
Gjatë operacionit dyshohet se janë sekuestruar laptopa dhe pajisje të tjera teknologjike.
/f.stafa