Një lajm i pakonfirmuar nga autoritetet po qarkullon në media, pas një deklarate nga zëdhënësi i muxhahedinëve në Tiranë.
Sipas Shahriar Kia, një banor i Ashrafit u vra nga sot në Manzë gjatë kontrollit të policisë.
“Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri.
Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit” – thuhet në deklaratën e MEK.
Pritet në vijim të konfirmohet vërtetësia e lajmit.
/a.r