Përkundrejt trazirave në veri të Kosovës, Tirana do të presë orkestrën filharmonike të Beogradit në Teatrin e Operas dhe Baletit. “Sepse muzika është një gjuhë universale”, thotë drejtoresha e këtij institucioni mikpritës, Abigela Voshtina.
Plani për të realizuar këtë koncert ka nisur shumë më herët dhe lajmi i kësaj të enjteje do të jetë Zubin Mehta, një nga dirigjentët më të njohur në botë që mbërrin në Tiranë në drejtim të orkestrës së Beogradit.
Programi është përcaktuar tanimë. Dhe për 100- vjetorin e krijimit të saj orkestra filharmonike e Beogradit e feston kështu në Ballkan.
Pas Beogradit dhe Tiranës kjo orkestër e vijon turin më pas edhe në Shkup.
/a.r