Një modele 22-vjeçare shtatzënë e cila u qëllua nga dy burra të armatosur javën e kaluar teksa ishte ulur në një makinë në Washington, ka lindur me prerje cezariane përpara se të vdiste nga plagët e shumta.
Samya Gill, ishte 8 muajshe shtatzënë kur ndodhi sulmi. Ajo së bashku me bashkëshortin ishin ulur në makinën e parkuar në Rrugën 37 SE rreth orës 11:20 të së enjtes, kur personat e armatosur u afruan në një automjet tjetër, dhe hapën zjarr.
Ajo u dërgua me urgjencë në një spital të zonës, ku dhe lindi. Policët thanë se foshnja ishte në gjendje kritike.
Policia publikoi imazhet e kamerave të vëzhgimit që tregojnë të dyshuarit, njëri i veshur me xhaketë të bardhë dhe kapuç dhe tjetri me rroba të errëta, duke qëlluar teksa vrapojnë drejt makinës së viktimave.