A jeni ju një nga ato që kur keni vëmendjen në celular ose lexoni në makinë, tren, cilindo mjet transporti, ju merren mend dhe ju përzihet? Nëse po, nuk jeni të vetmit dhe për këtë ka një arsye. Kjo quhet “sëmundja e lëvizjes”, që ndodh kur ka një paqartësi midis perceptimeve shqisore të marra nga trupi.
Për shembull, kur lexojmë ose shkruajmë në një mjedis të qetë, sistemi vizual fokusohet në tekst ndërsa trupi ynë nuk percepton asnjë lëvizje. Megjithatë, kur lexoni në një makinë në lëvizje, sistemi vizual i percepton fjalët në faqe si të lëvizshme. Kjo “mospërputhje” shkakton simptoma të të përzierave, si dhe dhimbje koke.
Që do të thotë se duke qenë se sytë janë të fiksuar në një faqe statike, sistemi vizual informon trurin se trupi është i palëvizshëm, duke çuar në një mospërputhje shqisore.
Kjo mospërputhje ndërhyn në aftësinë e trurit për të integruar dhe interpretuar siç duhet informacionin shqisor, duke çuar përfundimisht në simptoma të nauzesë me shpejtësi të ndryshme. Këto simptoma mund të përfshijnë të përziera, marramendje, dhimbje koke, djersitje dhe ndonjëherë edhe të vjella. Ashpërsia e këtyre simptomave mund të ndryshojë nga personi në person./m.j