Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar situatën ekonomike në vend, duke cilësuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në këtë fushë si të dobët.
Shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022, sipas Hotit, kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019 që është viti para pandemisë.
“Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike”.
Kjo, sipas ish-kryeministrit të Kosovës, dëshmon që rritja ekonomike matur në periudha tremujore, ka qenë me trend rënës nga tremujori i dytë i vitit 2021, që është koha kur Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, ka nisur punën.
“Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit”, përfundon Hoti./m.