Vijon megaoperacioni antikanabis në veri të vendit, asgjësohen 615 bimë narkotike, në kërkim 5 persona
Ka vijuar edhe ditën e sotme megaoperacioni policor antikanabis në veri të vendit, ku janë sekuestruar dhe asgjësuar rreth 615 bimë narkotike.
Burime pranë policisë bëjnë me diej se në këtë fazë të operacionit ‘Imazhi’ janë shpallur në identifikuar dhe shpallur në kërkim 5 persona.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Gerrnac dhe inspektori i pyjeve të kësaj zone.
Gjatë 15 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total, nëpërmjet djegies, 18 366 fidanë dhe bimë narkotike kanabis, u vunë në pranga 3 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 1 kryetar fshati.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”. Konstatohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në zona të thella malore.
Finalizohet faza e 16-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve me dron dhe me forca policore në terren.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, 615 bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në zona të ndryshme malore, në territorin e fshatit Gerrnac, Milot.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 5 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve.
Gjithashtu, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Gerrnac dhe inspektori i pyjeve të kësaj zone.
Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 16-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.
Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në zona të thella malore të fshatit Gerrnac, Milot, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 615 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Për këto raste kultivimi, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: I. A., 35 vjeç, S. A., 25 vjeç, K. S., 26 vjeç, K. S., 22 vjeç dhe L. H., 48 vjeç, banues në fshatrat Gerrnac dhe Vinjollë, njësia administrative Milot, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. B., 51 vjeç (me detyrë kryetar i fshatit Gerrnac) dhe M. Gj., 37 vjeç (me detyrë inspektor i pyjeve të zonës ku u gjetën bimët narkotike).
Gjatë 15 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total, nëpërmjet djegies, 18 366 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë. Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 1 kryetar fshati.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/f.stafa