Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve.
Në këtë mënyrë, Kolegji Zgjedhor la në fuqi rezultatin e 14 Majit ku fitues ka rezultuar Rakip Suli.
“Bashkë Fitojmë” kërkoi dhe ekspertimin kompjuterik të pajiseve elektronike të zgjedhjeve në Kamëz, gjë që është hedhur poshtë nga ana e Kolegjit Zgjedhor.
Në Kamëz, Rakip Suli u shpall fitues me 23657, ose 60.65 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha mori 13,694 vota ose 35,11% të votave.
/a.r