Një shtetas gjerman ka bërë një shaka pa kripë teksa po fluturonte nga Shtutgarti në Egjipt. Ai është dëgjuar që t’u thotë dy herë anëtarëve të ekuipazhit me zë të qetë se kishte vrarë gruan e tij në Gjermani. Këtë deklaratë të tij e kanë dëgjuar edhe pasagjerët, të cilët shprehën shqetësim.
Për rrjedhojë, policia u informua nga anëtarët e ekuipazhit për ngjarjen dhe u bë një ulje emergjente në Athinë.
Në këto momente, burri i tha policisë së aeroportit se ajo që kishte thenë ishte një gënjeshtër dhe se po bënte shaka. Megjithatë, për të qenë të sigurt, policia kërkoi ndihmën e Interpolit për të zbuluar nëse gruaja ishte gjallë, ku për fat u konfirmua se deklarata e tij nuk ishte aspak e vërtetë.
Megjithatë, kjo shaka i kushtoi shumë gjermanit pasi u arrestua në aeroport nën akuzën prishjes së qetësisë dhe pengimit të qarkullimit.
/a.r