Po zhvillohet në Pekin takimi mes Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe kreut të diplomacisë kineze Wang Yi.
Bisedimet me dyer të mbyllura zhvillohen në kompleksin diplomatik Diaoyutai në lagjen Haidian të kryeqytetit kinez.
Blinken është sekretari i parë amerikan i shtetit që udhëton në Kinë në gati pesë vjet. Duke mbërritur dje në Pekin, ai takoi për herë të parë homologun e tij kinez Qin Gang, me të cilin pati bisedime “të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive”, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.
Qin Gang është Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, ndërsa Wang Yi është zyrtari kryesor i ngarkuar me çështjet diplomatike brenda Partisë Komuniste të Kinës (CPC), figura mbizotëruese në politikën e jashtme kineze.
Blinken gjithashtu mund të takohet me presidentin kinez Xi Jinping sot, përpara një konference për shtyp të planifikuar për në fund të ditës.
/a.r