Dy vite e 10 muaj burg ka dhënë gjykata e Lezhës për Jeton Lamin.
Ish-polici u dënua për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai akuzohet se personi që shoqëronte Ervis Martinajn, përpara se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.
Lami përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke bërë që dënimi t’i ulet me 1/3.
28-vjeçari Lami u arrestua në Gusht të 2022, disa ditë pas nisjes së hetimeve për zhdukjen e Ervis Martinajt. Ndjekja e gjurmëve të Martinajt në atë kohë në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, si porositës i një vrasje që nuk u realizua, tregoi se si Jeton Lami e shoqëronte atë me makinë, duke i prenotuar edhe një dhomë hoteli në Durrës.
Ish-efektivit iu ofrua bashkëpunim me drejtësinë për të dhënë informacion për zhdukjen e të shumëkërkuarit, por pretendoi se nuk kishte asnjë dijeni.
Ndërkohë, Prokuroria e Kurbinit ka ende të hapura hetimet për “Rrëmbim dhe mbajte peng personi” për Ervis Martinajn.
/a.r