Aksioni policor për goditjen e grupit kriminal, nga pala italiane ka nisur të mërkurën e 14 qershorit, ku policia e Genovas në bashkëpunim me La Spenzia, kanë nisur zbatimin e urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata e Genovas, me kërkesë të Prokurorisë. Në total kanë qenë 9 urdhër arreste, 5 persona me kombësi shqiptare, 3 me kombësi domenikane dhe një person nga Ekuadori.
Këta persona akuzohen kryesisht për trafikim droge, bëhet fjalë për një sasi prej 100 kg kokainë të importuar të fshehura në thasë dhe të transportuar në një kontejner në bordin e një anije që u nis më 20 nëntor 2022 nga porti i Guayaquil (Ekuador). Megjithatë, gjatë lundrimit, ngarkesa u zhduk nga një prej ekuipazhit. Pasi anija mbërriti në Genova pa drogë.
Grupi ishte i sofistikuar dhe kishte marrë masa që të mos binte në rrjetat e hetuesve pasi kishin celularë të kriptuar të gjeneratës së fundit.
Ky grup po ashtu akuzohen për rrëmbim me qëllim zhvatje ndaj një shtetasi italian për të dhënë informacion mbi personin të cilin të dyshuarit e konsideruan përgjegjës për vjedhjen e 100 kg kokainë. Ata e kanë hipur me forcë në një makinë dhe më pas i kanë marrë celularin, duke e detyruar t’i dërgonte mesazhe zanore personit të dyshuar për vjedhjen e drogës, duke e marrë në pyetje dhe duke e kërcënuar me tortura dhe hakmarrje ndaj familjarëve të tij. Gjatë këtij operacioni është punësua një agjent i fshehtë për të depërtuar në grupin kriminal, të përbërë nga shtetas shqiptarë, domenikanë dhe ekuadorianë dhe më pas kanë zhvilluar aksionin nëpërmjet përgjimeve.
Në pranga fillimisht kanë rënë domenikani, Joel De Jesus Castillo Tapia dhe shtetasit ekuadorian Holger Ernesto Ëila Quinonez. Pas hetimeve në pranga ra edhe shtetasi shqiptar Nevian Vasaj, i cili ishte i armatosur. Zhvillimi i hetimeve solli arratisjes në Shqipëri të anëtarëve kryesorë të grupit kriminal, të cilët vazhdonin të organizonin trafikun e drogës në territorin italian nga Shqipëria.
Pas hetimeve policia Italian në bashkëpunim me atë shqiptare, arrestuan shqiptarin Ardian Sufaj, për të cilin kishin siguruar informacione se ku fshihej që me datë 14 qershor.
Në pranga përfunduan shqiptarët, sipas aktakuzës kreu i organizatës Andiol Xhindoli, Andrea Vasaj, domenikani Francisco José Castillo Tapia me banim në Massa dhe Hane Sufaj me banim në Pisa. Kërkimet janë duke u zhvilluar në La Spezia, Massa, Carrara dhe Pisa.
Organizata kriminale dyshohet se i ka paguar zyrtarit të Autoritetit Portual që duhej të nxirrte ngarkesën e drogës 200 mijë euro për 50 kilogramë kokainë të lëshuar nga porti i Genovas.
Sipas asaj që rezultoi nga hetimet, kreu i organizatës, Hane Sufaj, ishte takuar vitin e kaluar me një person me emrin Gian, të cilin e kishte prezantuar një frekuentues i shesheve të trafikut të drogës. Gian dhe Sufaj ranë dakord për një dërgesë të parë “provë” prej 50 kilogramësh kokainë vetëm për të “testuar besueshmërinë dhe aftësitë “punuese” efektive të “Gian” (I cili ishte pikërisht agjenti i fshehtë) – duke pranuar tarifën e kërkuar prej 200 mijë. euro”.
Për të mos u zbuluar, shqiptari Hane Sufaj i siguron atij edhe një telefon te kriptuar të ndërtuar në Izrael. Dërgesa prej 100 kilogramësh organizohet më pas, por nuk mbërrin në Genova. Në atë moment, italiani që kishte vepruar si ndërmjetës mes Gianit dhe Sufajt, u rrëmbye nga disa anëtarë të grupit.