Protagonistët e filmit “Shok” treguan emocionet e parakalimit në tapetin e kuq të ceremonisë së çmimeve Oscar.
Në një lidhje direkte me Skype për televizionin “T”, producenti i filmit Eshref Durmishi foli për emocionet që ata po përjetonin. “Është vërtet emocionuese që më në fund ne po përfaqësohemi. Nuk dimë si të shpejgojmë ndjesitë që po përjetojmë. Është dëgjuar të flitet shumë rreth filmit ‘Shok’. Ai është komentuar dhe vlerësuar nga shumë njerëz. Më tej nuk di çtë them, do më duhet të shkëpus lidhjen”, ka thënë Eshrefi. Ndërkohë ajo që vërtet na emocionoi ishte shenja që ata bënë me duar për të na treguar që shqiponja tashmë ka zbritur në Oscar.
Në tapet ishin përzgjedhur të shfaqeshin regjisori Jamie Donoughe, aktorët e vegjël Lum Veseli dhe Andi Bajgora dhe producentët Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott. Ajo që na ka mahnitur ka qenë paarqitja origjinale dhe komike e tyre. Ata kishin zgjedhur të visheshin të gjithë si anëtarët e grupit N’Sync.