Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi katërmujor, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Flower”, si rezultat i të cilit janë arrestuar shtetasit:
B. K., 25 vjeç, banues në Fier dhe Xh. K., 30 vjeç, banues në Kavajë, si dhe shtetasen L. T., për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, këta shtetas siguronin automjetet me të cilat transportonin këtë shtetase dhe merrnin personat që kishte kontaktuar ajo, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në ambiente të ndryshme në qytetet e sipërpërmendura.
Gjatë kontrollit fizik, shtetases L. T. iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe shtetasi E. Z., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit V. T. dhe M. V., për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë, 300 000 lekë, 200 euro dhe një automjet tip “Ford Fiesta”.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.
/f.stafa