Një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelar gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka arritur në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Lajmi është raportuar nga mediat e Kosovës, të cilat njoftojnë se sipas burimeve, në letër i kërkohet edhe njëherë kryeministrit Kurti de-përshkallëzim të tensioneve në veri.
Letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesi të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell për Kurtin që u publikua dje, por në të nuk përfshihen kërkesat e detajuara.
Kujtojmë se letra e Borrell përmbante kërkesa konkrete për Kurtin, duke i kërkuar tërheqjen e kryetarëve në veri nga zyrat komunale, tërheqjen e policisë nga prania para komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
/a.r