Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatin Shamoll të Korçës.
Në videot e siguruara nga Vizion Plus, dallohet se rrjedha e ujit ka vërshuar drejt fshatit, por edhe një stalle ku mbahen kafshë, bazë ushqimore për bagëti. Kjo situatë ka panikosur banorët, të cilëve iu rrezikohen bagëtitë.
Prurja është shumë e madhe dhe rrezikohen të mbyten rreth 100 krerë, ndërsa nga banorët apelohet për ndihmë emergjente nga bashkia e Korçës dhe emergjencat civile.
/a.r