Deputeti socialist Erion Braçe është treguar i ashpër me ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa ky i fundit ngriti në Kuvend çështjen e tensioneve në veri të Kosovën. Braçe tha se Berisha ishte ai që theu embargon e naftës duke furnizuar Serbinë e Millosheviçit në kohën e luftës. Nëse ka një shtet që duhej të shpallte non grata Berishën, sipas Braçes është vetëm Kosova.
“Po flas edhe njëherë për një fakt të konsumuar zyrtarisht, ndërkomëtarisht me të cilin është damkosur Shqipëria. Ky këtu, në emër të cilit janë bërë edhe rrëfime të turpshme e të neveritshme si rrëfimi si pasoi dëshminë të qartë të kthjellët të pastër në thyerjen embargos e që vijoi në Shqipëri me argumentin se po i çonim karburant Kosovës që të kalonte dimrin. Karburanti po i shkonte përmes Millosheviçit. Fakt është që SHBA kanë shpallur non grata Berishën për një mori arsyesh të ditura e të bëra publike. Nëse do kishte një vend që duhej ta shpallte Berishën non grata ai duhej të ishte Kosova dhe vetëm për këtë akt. Për thyerjen embargos përkundrejt Serbisë të Milloeshvicit”, tha Braçe.
/f.stafa