Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe.
Policia e Kosovës tha se forcat serbe kryen një “rrëmbim klasik” ndaj pjesëtarëve të Policisë, në Leposaviç, në një zonë ku kryhet kontrabandë nga ana e Serbisë.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se mbledhja e Këshillit zhvillohet nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, për çështje që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.
/a.r