Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është rregistruar në rrugën “C” të kryeqytetit, teksa viktima ndodhej brenda makinës së tij.
Raportohet se viktima është Blerim Daci, një person i njohur për organet e drejtësisë, i përfshirë në trafikun e drogës.
Disa minuta më vonë një makinë është gjetur e djegur në dalje të Prishtinës, e cila mendohet të jetë përdorur nga autorët për kryerjen e krimit.
Ndërkohë, në policinë e Prishtinës janë shoqëruar disa persona për të ndihmuar në zbardhjen e këtij krimi të rëndë.
/a.r