Pranimi më i ri në klubin ekskluziv të Victoria’s Secret Angels është modelja daneze 22 vjeçare, me fytyrë engjëlli, Josephine Skriver.
Gjiganti i veshjeve të brendshme ka njoftuar që ajo do të jetë më e fundit në grup, duke iu bashkuar Candice Swanepoel, Adriana Lima, Alessandra Ambrosio e të tjerave.
“Josephine Skriver është një vajzë shumë e bukur dhe një njeri shumë i mirë, ka thënë kreu i marketingut të kompanisë, Ed Razek. Ajo është aq e veçantë dhe ne jemi shumë të lumtur ta presim në klubin më ekskluziv të historisë së modelingut, Victoria’s Secret Angels.”
Skriver, e cila ka sfiluar edhe për Calvin Klein, Chanel dhe Valentino dhe është shfaqur gjithashtu në fushata për Gucci, Michael Kors dhe Tom Ford, ishte e mrekulluar nga lajmi.
“Jam duke jetuar ëndrrën time tani…kaq e përulur dhe kaq krenare të jem pjesë e një trashëgime kaq të mrekullueshme”, ka thënë në faqen e saj të Instagramit. /Class