Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi sot në aksin Bulqizë – Peshkopi.
Mjeti me të cilin udhëtonin nënë e bir doli nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Bobës” në Fushë – Bulqizë.
Automjeti tip benz përfundoi jashtë rrugës me disa rrokullisje por për fat të mirë nuk pati viktima.
Nënë e bir u nxorën nga mjeti nga udhëtarë të rastit e më pas me autoambulancë u dërguan në spitalin e Bulqizës ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë lagështia në rrugë.
/a.r