Me kongresin në prag, është e vështirë të mos lidhesh deklaratat e zotit Blushi në Athinë me zhvillimet më të fundit në Partinë Socialiste.
Jo thjesht sepse ai ka zgjedhur të flasë gjatë për politikë para emigrantëve, por edhe sepse libri që promovonte, është “Kandidati”.
“Për fat të keq partitë në Shqipëri kanë vendosur një monopol që ose voton për ato ose s’ke për voton fare. Dhe njerëzit zgjedhin gjithmonë të keqen më të vogël, nuk zgjedhin të mirën më të madhe”, tha Blushi.
Gjatë fjalës së tij, zoti Blushi ka kritikuar ashpër mënyrën e qeverisjes në Shqipëri, duke mos shpëtuar as aktualen.
“Mirë apo keq, Greqia është një vend demokratik. Gjykatat japin më shume drejtësi se në Shqipëri, populli ka mundësi të zgjedhë, ka mundësi të protestojë, ke mundësi të ngresh zërin dhe të organizohesh. Këto mundësi janë të kufizuara në Shqipëri sepse demokracia jo vetëm që është pak e re, por edhe pak e robëruar në një kuptim“, u shpreh Blushi nga Athina.
/ Top Channel