Është zgjedhur sot kreu i Këshillit Bashkiak të Kavajës. Ndonëse në qendër demokratët janë të përçarë, në bazë me sa duket ata janë bërë bashkë, pasi opozita ka bashkuar votat duke zgjedhur dhe kreun e Këshillit Bashkiak që është një biznesmen. Bëhet fjalë për Rudin Hylviun, i cili ka marrë 16 vota.
Kujtojmë se 31 mandatet në Këshillin Bashkiak të Kavajës janë ndarë: Bashkë Fitojmë ka 9 këshilltarë, PS 13 këshilltarë, PD 3 këshilltarë, PAA 3 këshilltarë, PR 1 këshilltar, PSD 2 këshilltarë.
Po sot është betuar dhe kryebashkiaku i ri Fisnik Qosja, i cili mundi në garën e 14 majit kandidatin e PS, Redjan Krali.
/a.r